minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Dashtevski: Deri ora 09:00 dalja për zgjedhjet presidenciale është 4.17% - Shqiperia.info

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski njoftoi se deri në ora 09:00 në zgjedhjet presidenciale, nga të dhënat e gjithsej 1009 vendvotimeve, jehona e votuesve është 4.17 për qind, respektivisht kanë votuar 22.797 qytetarë.

Dalja më e madhe në zgjedhjet presidenciale është në Probishtim, ndërsa më e vogla në Bogovinë.

“Në krahasim me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019, kemi ulje të daljes në 1.99 në këto zgjedhje”, shtoi Dashtovski.

Ndërkohë sa u përket zgjedhjeve parlamentare dalja deri ora 09:00 është 4.45%, jehona e votuesve më e madhe është regjistruar në Krivogashtani, ndërsa më e ulët është në Bogovinjë.

Sipas Dashtevskit krahasuar me vitin 2019, është shënuar ulje e jehonës së votuesve.

 

Dashtevski: Deri ora 09:00 dalja për zgjedhjet presidenciale është 4.17% appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version