minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Caktohet masa e paraburgimit për një person nga Velesi, ka shkaktuar zjarr në një deponi - Shqiperia.info

Prokuroria Themelore Publike në Veles ka ngritur aktakuzë kundër personit nga fshati Gorno Orizarë i Velesit, i cili ka shkaktuar zjarr duke djegur sediljet e veturave.

“I akuzuari 25-vjeçar, më 21 korrik, në një deponi të egër në fshat ka shkaktuar zjarr me dashje, duke djegur sediljet e vjetra të makinave. Duke qenë se vendi ishte i stërmbushur me bar të thatë dhe në vendgrumbullim kishte edhe bar të thatë dhe objekte të tjera, zjarri u përhap me shpejtësi. Me këtë i akuzuari ka shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën e njerëzve dhe pasurinë në fshatrat përreth. Rreziku i dëmeve të mëdha të shkaktuara nga veprimet e tilla të të akuzuarve është veçanërisht i theksuar duke pasur parasysh gjendjen alarmante me zjarret në rrethinën e Velesit dhe në territorin e gjithë vendit.

Së bashku me aktakuzën, prokurori publik kompetent në Gjykatën Themelore në Veles ka paraqitur propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të akuzuarit, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së përsëritjes së veprës penale. Gjykata ka pranuar propozimin dhe ka caktuar masën e kërkuar të paraburgimit”, njoftojnë nga Prokuroria.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot informoi se policia është e fokusuar në zbulimin e të gjithë autorëve dhe shkaktarëve të zjarreve, të cilat ai i quajti “fatkeqësi kombëtare”. Deri më tani për dy ngjarje penalo-juridike janë dy të dyshuar dhe janë ndërmarrë hapat e duhur në drejtim të zbardhjes së së vërtetës dhe procedimit në organet kompetente./Telegrafi/

Caktohet masa e paraburgimit për një person nga Velesi, ka shkaktuar zjarr në një deponi appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version