minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Bytyqi për autostradën Kërçovë – Ohër: Të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk ka kohë për të humbur - Shqiperia.info

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi në video-konferencën e tij për “Bloomberg Adria”, tha se pas festave të Vitit të Ri, Qeveria dhe kompania kineze “Sinohydro” do të fillojnë negociatat për nënshkrimin e aneksit të ri të marrëveshjes.

“Mendoj se nuk duhet të pres, kompania në këtë rast duhet të japë garanci të forta se janë gati të përballojnë sfidën e finalizimit të projektit. Aty është përfshirë edhe mbikëqyrja, sepse atë që është dashur të japim si institucione, e kemi dhënë në periudhën e kaluar. Është koha që të marrim garanci nga ata që duhet ta zbatojnë të gjitha”, tha zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike.

Ai konfirmoi se ka një konkluzion që del nga një analizë e caktuar e bërë nga disa ekspertë se rekomandimi ka qenë që të ketë aneks të ri, me afat të ri për finalizimin e projektit dhe të mos ndërpritet kontrata.

Bytyqi për autostradën Kërçovë – Ohër: Të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk ka kohë për të humbur appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version