Gjatë mesditës, Dojrani u godit nga një stuhi e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe breshër të madh.

Siç njofton Qendra për Menaxhim me Kriza, aktualisht një masë e re e paqëndrueshme po lëviz nga Gjevgjelia drejt Dojranit dhe pritet të sjellë përsëri një stuhi me të njëjtat fenomene.

Sipas informacioneve të fundit nga Qendra Qendrore Meteorologjike, në rajonin e Kumanovës dhe Mariovës ka paqëndrueshmëri me intensitet të ulët.

Reshje të shiut sot ka pasur edhe në rajonin e Pollogut, ndërsa janë vërshuar disa rrugë në Tetovë./Telegrafi/

Breshër dhe erë e fortë, moti i ligë kaplon Dojranin appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version