
Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, u drejtua në takimin e Komunitetit të Energjisë, ku prezantoi dinamikën reale dhe të matshme të përparimit të Maqedonisë së Veriut në harmonizimin me legjislacionin evropian të energjisë dhe klimës dhe në forcimin e integrimit rajonal të energjisë.
Në fjalimin e saj, ministrja theksoi se viti i kaluar ishte i shënuar me sfida, por edhe me rezultate konkrete institucionale, kryesisht në fushën e reformave legjislative dhe hapave strategjikë të infrastrukturës.
Siç njoftojnë nga kabineti i saj, ajo si moment të rëndësishëm theksoi theksoi miratimin e Ligjit të ri të Energjisë, i cili transpozon kryesisht Paketën e Integrimit të Energjisë Elektrike. Ligji krijon një bazë të qartë ligjore për integrimin aktiv të sistemit kombëtar elektroenergjetik dhe atij të gazit në tregjet rajonale dhe të brendshme të Bashkimit Evropian dhe paraqet hapin më të rëndësishëm drejt bashkimit të ardhshëm të tregut të RMV-së me tregun evropian të energjisë elektrike.
“Me këtë ligj rishkruhen rolet, detyrimet dhe përgjegjësitë e institucioneve, operatorëve të sistemit të transmetimit dhe operatorëve të tregut – jo vetëm në zbatim, por edhe në pjesëmarrje aktive në krijimin e rregullave të përbashkëta për tregjet rajonale të energjisë”, u theksua në fjalim.
Gjithashtu, ministrja informoi se në vitin 2025 u miratua Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Efiçiencë të Energjisë, i cili heq pengesat rregullatore dhe jorregullatore për zbatimin e projekteve të efiçiencës së energjisë, forcon bashkëpunimin midis të gjithë aktorëve, inkurajon përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë nga përdoruesit përfundimtarë dhe lejon përdorimin më efikas të mekanizmave financiarë dhe stimujve.
Në pjesën e planifikimit strategjik, Bozhinovska informoi se Plani Kombëtar i Rishikuar i Energjisë dhe Klimës (NEKP) për periudhën 2025-2030 është në fazën përfundimtare para miratimit të tij. Konsultimi publik me të gjitha palët e interesuara, përfshirë Komunitetin e Energjisë, ka përfunduar dhe miratimi pritet në afatin me të shkurtër të mundshëm.





