minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Boris Kondarko zgjidhet kryetar i ri i KSHZ-së, Abdush Demiri nënkryetar - Shqiperia.info

Në seancën e sotme Kuvendi solli vendim për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), pas ndërrimit të qeverisë në vend.

Boris Kondarko, i cili ishte anëtar i KSHZ-së, tashmë do të jetë kryetar, ndërsa nënkryetar do të jetë Abdush Demiri i Lëvizjes Besa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mes anëtarëve të KSHZ-së mbesin kryetari i deritanishëm Aleksandar Dashtevski (OBRM-PDUKM), Ditmire Shehu (BDI) dhe Oliver Ristevski.

Kuvendi gjithashtu solli vendim për shpalljen e konkursit për dy anëtarë të rinj të KSHZ-së.

Ndryshe, Kondarko ishte në krye të KSHZ-së në vitin 2011. Më 18 tetor 2013 ai dha dorëheqje për arsye personale./Telegrafi/

Boris Kondarko zgjidhet kryetar i ri i KSHZ-së, Abdush Demiri nënkryetar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version