minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Bojmacaliev: Kontrolli i brendshëm duhet të përcaktojë se ku qëndron gabimi me pasaportat e humbura - Shqiperia.info

Zv. ministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev theksoi se kontrolli i brendshëm në MPB duhet të përcaktojë se ku është gabimi, pse pasaportat që tashmë janë gati nuk u jepen qytetarëve.

“Unë nuk e kontestoj që është shtuar numri i pasaportave që po përgatiten, por po kontestoj se ka pasaporta të gatshme që janë në shërbimet administrative dhe nuk janë vendosur në vendin e duhur dhe nuk u janë dhënë qytetarëve, ndërsa kjo është e papranueshme.

Ti paguan, e bën MPB-ja, e sjell një ekspeditë dhe kur duhet ta marrësh, dikush nuk i ka porositur në numrin e duhur ose në dhomën e duhur ose çfarëdo që të caktojë kontrolli i brendshëm, kjo është e palejueshme”, tha zv. ministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, duke u përgjigjur pyetjes së një gazetari për kërkesën e dorëzuar nga ai për kontroll të brendshëm në MPB se pse nuk u jepen pasaporta të gatshme qytetarëve.

Ai shtoi se po i mbërrijnë mesazhe, po ashtu Avokati i Popullit tha se njeriu është fotografuar, pasaporta është gati dhe është dërguar në institucionin prej nga duhet ta marrë, por nuk është aty./Telegrafi/

Bojmacaliev: Kontrolli i brendshëm duhet të përcaktojë se ku qëndron gabimi me pasaportat e humbura appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version