Petar Bogojeski, drejtori i Agjencisë për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri, thotë se incidenti me thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni-Rumani në Kumanovë dje tregoi, siç thotë ai, “standarde të dyfishta në qëndrimin ndaj fjalimeve dhe fyerjeve me motive etnike në hapësirën publike”.
“Do të gjeni heshtje pas skandaleve me banderola në Tetovë, ndërsa ka një kërkesë për përgjegjësi penale për tifozët maqedonas… Sot, tifozët maqedonas po bëhen viktima të një gjuetie shtrigash, vetëm sepse kanë dashuri për Maqedoninë! Nëse fyerjet ndaj një bashkësie etnike ndiqen penalisht, atëherë të gjithë të tjerët duhet të ndiqen penalisht gjithashtu. Ose askush”, shkroi Bogojeski në një postim në Facebook.
Ai thotë se maqedonasit në Kumanovë u provokuan nga shovinizmi etnik shqiptar.
“Të rinjtë maqedonas nuk janë kriminelë! Ata janë zëri i një brezi të nënvlerësuar që ende beson në vendin e tyre! Maqedonasit në Kumanovë u provokuan nga shovinizmi etnik shqiptar! Nga deklaratat e Ahmetit me një ton nënvlerësues dhe fyes ndaj festës së shenjtë të Ilindenit! Ata nuk janë ngacmues, as urrejtës! Le të mos turpërohemi që jemi maqedonas. Le të mos kemi frikë të bëjmë zhurmë. Mjaft me standardet e dyfishta!”, shkruan Bogojevski./Telegrafi/
Bogojeski: Maqedonasit në Kumanovë u provokuan nga Ali Ahmeti dhe shovinizmi shqiptar appeared first on Telegrafi.