Kandidati i koalicionit AKI për kryetar në Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani,është i ftuari i radhës në emisionin PodGo, në kuadër të edicionit për zgjedhjet lokale. Ai tha se Komuna e Sarajit ka potencial të madh dhe i plotëson të gjitha kushtet për t’u shndërruar në komunë urbane.

Ramadani tregoi se arsimi është pika e tij e dobët dhe se do të investojë nëpër shkolla, ndërsa tha se ekipi i tij do të përbëhet nga profesionistët.

– YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: …

Ekipi

“Mua më intereson profesionalizmi. I kam njoftuar pjesën më të madhe të të punësuarve në komunë. Do të mundohemi të angazhojmë të rinj profesionist. Në Komunën e Sarajit kemi mbi 30 inxhinier të kuadrove deficitare dhe vizioni im është të formoj ekip e cila do të projekton dhe një ekip që do të merret me ndjekjen e thirrjeve nga ambasadat dhe organizatat nga jashtë, për thithje të mjeteve. Duke bërë miks të mjeteve të komunës dhe nga jashtë, mund ta nxjerrim maksimumin për komunën tonë.

100 ditët e para

Ne kemi dalë me disa premtime, është qëllim që të eliminojmë të gjitha deponitë. 100 ditët e para do të projektojmë, ndërsa ditët tjera do të realizojmë. Jam ithtar i transparencës dhe digjitalizimit. Nëpërmjet zbatimit të digjitalizimit, rritet transparenca. Gjatë fushatës do ta prezantojmë platformën “Komuna ime”, në të cilën qytetarët do të mund ët raportojnë shqetësime, lavdërime, ide, kërkesa dhe më pas do të shqyrtojmë prej atje. Prezantimi i kësaj dhe më pas i “Open Saraj” tregon se ne do ta rrisim transparencën në komunën tonë. Në 100 ditët e para do të hapin Zyrën për diasporë, për të ndihmuar mërgatën tonë, por edhe për të kërkuar ndihmë prej tyre për projekte të ndryshme, të cilat nuk do të mund t’i realizojmë me mjetet tona.

Arsimi

Arsimi është pika dobët e imja. Gati nëntë vite jam ligjërues në universitet. Arsimi është themeli i një kombe. Me kompetencat që i takojnë komunës do të bëjmë çmos ta rrisim cilësinë në arsim. Jo vetëm infrastrukturën, pra objektet e shkollave, për të cilat në fillim do të tentojmë që tre shkolla tua ndërrojmë çatitë dhe të vendosim me panele solare. Gjatë dy viteve do të bëhen të gjitha shkollat me panele solare. Prioritet tjetër do të jetë marrja me çështjen e bullizimit në shkolla. Pra vetëdijesim të të rinjve për mbrojtje nga sfidat e internetit. Gjithashtu pajisja e tyre me aftësi që nesër do t’u duhen në tregun e punës. Prindërit duhet t’i aktivizojmë më shumë.

Çerdhet

Çerdhet janë problematikë e banorëve të Sarajit. Janë dy projekte të iniciuara, por më urgjente është një çerdhe ndërmjet hapësirës Svillare dhe Rahçe, dhe një çerdhe për pjesën prej në Bukoviç deri në Bojanë. Duhet të mendohet rritja e kapacitetit të çerdhes në Kondovë. Ideja jonë është që për katër vite të mundësojmë që çdo familje ta ketë derën e hapur dhe mundësinë për ta regjistruar fëmijën në çerdhe.

Uji i pijshëm dhe kanalizimi

Për dy vite nevojat primare të banorëve do të plotësohen. Nuk dua që fushatën time t’i jap kahje që ne kemi problem me nevojat primare. Pjesa e ujit është problematike gjatë verës. Për dy vite planifikojmë që nevojat primare t’i realizojmë: uji, kanalizimi dhe rrugët. Komuna e Sarajit i plotëson të gjitha kushtet për të qenë komunë urbane. Kushtet i kemi të njëjta sikur Karposhi, Aerodromi dhe Qendra. Ato nuk kanë asgjë më shumë se komuna jonë.

Turizmi malor

Një nga pikat e platformës sonë është Saraji qendra e turizmit, sepse i kemi mundësitë. Kemi Liqenin e Treskës, Matkën dhe Parkun e Sarajit. Nëse kanë kushte mund të organizohen edhe gara ndërkombëtare. Në Liqenin e Treskës ka ngecje të procedurave administrative. Vendi përreth Treskës është mundësi e artë për investime të huaja dhe të brendshme. Matka gjithashtu është bukuri e veçantë. Atje kemi paraparë asfaltimin e rrugës kryesore, ndërtimin e një parkingu, por edhe hapjen e shtigjeve të reja ku do të mundësohen pamje të reja. Në matkë planifikojmë gjithashtu të prezantojmë kulturën tonë, kuzhinën tonë, etj.

Share.
Exit mobile version