Close Menu
    What's Hot
    Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare

    16/06/2025
    Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

    DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Bizneset në Maqedoni s’u besojnë premtimeve elektorale

      Kocevski për rastin Koçani: Prokuroria ka nisur procedurë hetuese kundër 13 nëpunësve policorë

      13/06/2025
      Bizneset në Maqedoni s’u besojnë premtimeve elektorale

      Sot në Shkup zhvillohet takim i Komisioneve të Përbashkët për Histori

      13/06/2025
      Bizneset në Maqedoni s’u besojnë premtimeve elektorale

      Mexhiti: Kemi mbyllur 226 faqe që kanë ofruar shërbime për kazino online

      13/06/2025
      Bizneset në Maqedoni s’u besojnë premtimeve elektorale

      Pendarovski: BE-ja duhet të veprojë menjëherë, të përfundojë projektin historik për bashkimin e Evropës

      13/06/2025
      Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare

      Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare

      16/06/2025
      Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

      Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

      16/06/2025
      DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

      DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

      16/06/2025
      Katër persona dënohen me burg për racizëm dhe kërcënime ndaj Vinicius Junior

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Maqedonia»Bizneset në Maqedoni s’u besojnë premtimeve elektorale
    Maqedonia

    Bizneset në Maqedoni s’u besojnë premtimeve elektorale

    11/04/20244 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Bizneset në Maqedoni s’u besojnë premtimeve elektorale
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Bizneset në Maqedoni s’u besojnë premtimeve elektorale

    Përfaqësuesit e bizneseve në Maqedoninë e Veriut shprehen se kanë humbur besimin te subjektet politike, të cilat, në çdo cikël zgjedhor vizitojnë odat ekonomike për të prezantuar programet e tyre në fushën e ekonomisë.

    Vizita të tilla po bëhen edhe tani kur po zhvillohet fushata për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut më 24 prill dhe 8 maj.

    Ulje të taksave, luftë kundër korrupsionit dhe ekonomisë të paligjshme, investime kapitale, thjeshtësim të procedurave administrative për bërje biznes, janë vetëm disa nga zotimet që partitë po bëjnë para drejtuesve të odave ekonomike.

    “Në programin tonë qeverisës do të ndajnë rreth 80 milionë euro si ndihmë për kompanitë vendore, ndërkohë që 3.5 miliardë euro kemi paraparë për investime kapitale. Një pjesë të madhe të mjeteve financiare kemi paraparë për politikat tatimore, por edhe për politika të reja për konsolidimin dhe zhvillimin e kompanive”, ka thënë kryetari i Lidhjes Social Demokrate (LSDM), ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas takimit me kryetarin e Odës Ekonomike, Branko Azeski.

    Edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së opozitare, Hristijan Mickovski, pas takimit me Azeskin ka bërë premtime për fushën e ekonomisë.

    “Ne planifikojmë të ulim taksën e sheshtë nga 10 në 8 për qind. Ne nuk do të rimbursojmë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar [TVSH]për kompanitë me deklarata të rreme doganore miliona dollarëshe. Së dyti, do të shohim se ku zbatohet fiskalizimi dhe ku nuk zbatohet. Lufta kundër ekonomisë joformale do të jetë pjesë kryesore e programit tone, sikur edhe kushtet më të mira për investime”, ka deklaruar Mickoski.

    Por, kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, ka thënë se partitë duhet të dëgjojnë bizneset për problemet që hasin në veprimtarinë e tyre dhe të merren me zgjidhjet e mundshme në programet e tyre zgjedhore.

    Sipas tij, bizneset janë gënjyer shumë herë nga politikanët gjatë fushatave zgjedhore, por u shpreh se ekonomia duhet të jetë prioriteti i ekzekutivit të ardhshëm, kushdo që ta formojë atë.

    “Nëse na gënjeni një herë mbase e falim, por nëse vazhdoni të gënjejnë dhe ne vazhdojmë t’iu besojmë atëherë faji nuk është vetëm i tyre, por edhe i joni. Ne duam vendin tonë dhe nuk duam të jemi budallenj. Ne duam të mbështesim çdo qeveri që e do vendin, që respekton qytetarët dhe bizneset”, deklaroi Azeski.

    Çështje të njëjta janë diskutuar edhe në takimet mes partive politike me një shoqatë tjetër ekonomike, Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

    “Ndërmarrjet shtetërore në duart e qytetarëve. Ne synojmë që qytetarët të marrin 49 për qind të aksioneve të ndërmarrjeve publike. Krijimi i bankës shqiptare që do të ketë në fokus kryesor financimin e bizneseve shqiptare në vend. Forcimi i zonave të lira ekonomike në komunat shqiptare me qëllim zhvillimin e njëjtë sikurse edhe komunat maqedonase”, thuhet programin e koalicionit opozitar shqiptar VLEN, program i cili u është prezantuar bizneseve në Maqedoninë e Veriut.

    Edhe në programin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), që është pjesë e Qeverisë aktuale, janë bërë premtime të ngjashme.

    “Politikat tona do të jenë gjithëpërfshirëse, ndërsa qëllimi kryesor do të jetë rritja e standardit jetësor të qytetarëve, por edhe përmirësimi i klimës së biznesit”, ka deklaruar Kreshnik Bekteshi nga radhët e BDI-së, i cili është ministër i Ekonomisë.

    Kreu i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Mendi Qyra, tha se kompanitë për momentin përballen me mungesën e fuqisë punëtore, andaj do të ishte mirë që partitë më tepër të merren me zgjidhjen e këtij problemi, apo “në programin qeverisës të përfshijnë kërkesat tona qe mund të shërbejnë edhe për hartimin e politikave shtetërore në fushën e ekonomisë”.

    “Një ndër pikat kryesore është fuqia punëtore që është problem shumë i madh në Maqedoni [të Veriut], por edhe në rajon. Kemi propozuar disa zgjidhje dhe shpresoj se partitë politike do të marrin një pjesë të programit tonë dhe ta fusin në agjendën e tyre”, deklaroi ai.

    Premtimet e partive politike para odave ekonomike vijnë në kohën Maqedonia e Veriut radhitet në fund të listës në mesin e shteteve të rajonit, sa i përket rritjes ekonomike, dhe kur shteti përballet me shkallë të lartë të krimit të organizuar e korrupsionit si dhe largimit të kuadrit të kualifikuar./REL/

    Bizneset në Maqedoni s’u besojnë premtimeve elektorale appeared first on Telegrafi.

    Lexo edhe:

    1. Diaspora kërkon shtyrjen e afatit për lëshimin e pasaportave të reja në Maqedoni
    2. Klisarova: Dy nga tre të punësuar janë arrestuar në ambientet e Onkologjisë në Shkup
    maqedonia
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Bizneset në Maqedoni s’u besojnë premtimeve elektorale

    Filipçe: Qeveria së pari nënshkruan një marrëveshje dhe më pas na informon për interesin dhe kostot.

    23/05/20252 Mins Read
    Bizneset në Maqedoni s’u besojnë premtimeve elektorale

    Aksident në Veles, ndërpritet komunikacioni

    30/03/20251 Min Read
    Porsche feston lansimin e suksesshëm të Macan-it tërësisht elektrik në ngjarjen ekskluzive në Shkup

    02/10/20242 Mins Read
    Bizneset në Maqedoni s’u besojnë premtimeve elektorale

    QSHP: Uji mineral në Banjën e Tetovës nuk rekomandohet për pije

    13/06/20242 Mins Read
    Bizneset në Maqedoni s’u besojnë premtimeve elektorale

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    04/01/20241 Min Read
    Top Posts
    Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare

    Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare

    16/06/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare Sport

    Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare

    16/06/20251 Min Read

    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar xhudisten Laura Fazliu, e cila është renditur e treta në…

    Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

    Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

    16/06/2025
    DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

    DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

    16/06/2025
    Katër persona dënohen me burg për racizëm dhe kërcënime ndaj Vinicius Junior

    Katër persona dënohen me burg për racizëm dhe kërcënime ndaj Vinicius Junior

    16/06/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

    DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

    16/06/2025
    Fuqitë shëruese të mjaltit dhe aloe verës

    Gjithçka që duhet të dini mbi vaksinën e re kundër kancerit të gjirit

    Me te lexuara
    Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare

    Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare

    16/06/2025
    Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

    Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

    16/06/2025
    DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

    DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

    16/06/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.