Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti në emisionin tha se BDI dhe Ahmeti dinë të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe si rezultat i kësaj ndër vite kanë fituar zgjedhjet.
“Kanë marrë besimin e shqiptarëve. Të jeni sigurt se zotëri Ahmeti dhe strukturat e BDI-së, pa asnjë hatërmbetje do ta kalojnë këtë proces zgjedhor që të jenë në nivel të zërit të qytetarëve dhe gjithsesi se ndryshime kadrovike do të ketë, por do të shqyrtohen orientimet programore ndryshimet statutare, që do të jetë një kongres që do të përcakton rikthimin e dinjitetit të shqiptarëve”, ka deklaruar Bexheti në “Debat në Shenja”, duke shtuar se gjithkush do të respekton organet të cilat do të caktohen pas kongresit.
Bexheti i pyetur për dy mbledhjet e BDI-së që janë mbajt në Reçicë, tha se sot janë mbajtur dy mbledhje, të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm dhe Këshillit të Përgjithshëm, kanë qenë mbledhje të zakonshëm dhe në funksion të kongresit që do të mbahet më 20 dhjetor.
“Sigurisht që është biseduar dhe analizuar për zgjedhjet, ka grup pune që ka përgatitur edhe shqyrtimet të propozimeve të ndryshme dhe nevojave të ndryshimeve statutare dhe këto ndryshime do të ju prezantohen delegatëve të cilët do t’i pranojnë apo jo, por statutin e ndryshon Kongresi dhe bëhen përgatitjet që të del më e mira nga ky kongres”, tha Bexheti.

