minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Besa dhe BDI komentojnë buxhetin e vitit 2024 në Komunën e Tetovës - Shqiperia.info

Lëvizja Besa dhe BDI sot komentuan miratimin e buxhetit të Komunës së Tetovës për vitin 2024, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi thotë se buxheti i ri i komunës është 36 milionë euro dhe është buxhet zhvillimor i cili është projektuar dhe realizuar konform nevojave të qytetarëve.

Ai thotë buxheti këtë vit do të jetë për katër milionë më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Lexo po ashtu
Votohet buxheti i Komunës së Tetovës

“Sektori i urbanizmit do të përfitojë nga një shumë prej 6 milion denarë për planet detale urbanistike, ndërsa inspektorati komunal dhe strehimorja për qentë endacak do të kenë në dispozicion nga 4 milion denarë secili. Gjithashtu, një shumë prej 6 milion denarë do të destinohen për pagesë të shpronësimit të pronave private për zhvillimin e infrastrukturës rrugore”, njoftoi Durmishi.

Nga BDI thonë se me buxhetin për vitin 2024 Komuna e Tetovës ka shkurtuar buxhetin në çdo sferë dhe se i njëjti është bërë për të relaksuar militantët e tyre partiak.

“Viti 2023 kaloi me shumë premitme. Asfaltimi i dy tre rrugëve nuk janë projekte komunale, por janë mirëmbajtje standarde për të cilët janë komunat janë të obligueshme”, tha këshilltari i BDI-së në Tetovë, Liridon Disha.

Ai tha se Tetova edhe këtë vit vazhdon të jetë e mbytur nga mbeturina, me qen endacakë, me ndëprerje të ujit të pijshëm dhe shkolla të politizuar.

Kasami, shton Disha, sabotoi edhe iniciativën e shoqatës Anti-Bixhoz për mbajtjen e referendumit, të cilët ofruan që kjo të mbahet bashkërisht në zgjedhjet parlamentare.

Buxheti i Komunës së Tetovës sot u votua me 17 vota “për” dhe do të peshojë 31.086.000 euro./Telegrafi/

 

Besa dhe BDI komentojnë buxhetin e vitit 2024 në Komunën e Tetovës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version