Qytetarët e Tetovës, Gostivarit dhe Kumanovës paguajnë deri në 650 euro më shumë në vit për shkak të rritjes së çmimeve, thonë nga BDI.
Nga BDI thonë se mosndërhyrja e Qeverisë po u kushton qytetarëve dhe bizneseve rreth 685.000 euro në ditë.
“Duke u bazuar në konsumin vjetor, mujor dhe ditor në Maqedoninë e Veriut, rezulton se konsumi i derivateve të naftës për transport arrin rreth 720.000 ton në vit, përkatësisht:
Konsumi mujor: 60.000 ton (60 milionë litra); Konsumi javor: 15.000 ton (15 milionë litra); Konsumi ditor: 2.000 ton (2 milionë litra)
Mosndërhyrja e Qeverisë po u kushton qytetarëve dhe bizneseve rreth 685.000 euro në ditë, ose mbi 5.15 milionë euro në javë.
Vetëm gjatë dy javëve të fundit, qytetarët kanë paguar mbi 10 milionë euro më shumë për derivate të naftës.
Rritja e çmimeve prej 21 denarë për litër ka goditur drejtpërdrejt qytetarët që udhëtojnë drejt Shkupit:
Qytetarët e Tetovës: rreth 600 euro më shumë në vit/qytetarë; Qytetarët e Gostivarit: rreth 780 euro më shumë në vit/qytetarë; Qytetarët e Kumanovës: rreth 579 euro më shumë në vit/qytetarë.
Këto janë shifra alarmante që rëndojnë drejtpërdrejt mbi buxhetin familjar dhe përkeqësojnë standardin jetësor të qytetarëve.
Prandaj, kërkojmë masa urgjente nga Qeveria për të mbrojtur qytetarët dhe ekonominë nga kjo barrë e papërballueshme”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

