Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur sërish shqetësimin e tij për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Së fundmi, partitë shqiptare janë indinjuar pasi në tabelën e autostradës Shkup–Tetovë–Gostivar gjuha shqipe është anashkaluar.
BDI ka publikuar edhe foton e tabelës, duke theksuar se kjo tregon mosrespektim të të drejtave gjuhësore nga Qeveria aktuale.
“Vazhdon anashkalimi i gjuhës shqipe në autostradën Shkup–Tetovë–Gostivar. Kësaj Qeverie i pengon shqipja kudo, aq sa nuk respekton as Kushtetutën, as ligjin”, shkruan BDI, duke i bërë thirrje institucioneve të sigurojnë zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.
Kujtojmë se shenjat paralajmëruese për “Safe City” vetëm në gjuhën maqedonase u vendosën edhe në qytetin e Tetovës, pas reagimit nga qytetarët, të njejtat u vendosën edhe në gjuhën shqipe.

