Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar Izet Mexhitin për siç thonë kaosin urbanistik në Çair.

“Deklarata e bartësit të listës së VLEN në Çair për gjendjen “kaotike të infrastrukturës dhe vendbanimeve” nuk është zbulim i ri, është vetëm konfirmim i asaj që BDI e ka thënë vazhdimisht. Çairi nuk është bërë kështu vetvetiu. Ka një fajtor të vetëm: Izet Mexhiti. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, prej vitit 2005, Mexhiti ka qeverisur me Çairin dhe e ka shndërruar në simbol të ndërtimeve pa leje, mbi 150 raste të dokumentuara. Ai është autori i kaosit urbanistik dhe betonizimit të hapësirave të gjelbra. Ai e ka shndërruar komunën në bankomat personal për pasurimin e tij dhe të familjes së tij, duke dëmtuar drejtpërdrejt buxhetin e qytetarëve. Është paradoksale që sot kandidatët e VLEN flasin për ‘zgjidhje’ ndërkohë që po mbrojnë dhe promovojnë pikërisht autorin e këtij kaosi”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga BDI thonë se Çairi ka nevojë për vizion, përkujdesje dhe integritet, jo për rikthimin e atyre që e sollën në këtë gjendje, vijon më tej reagimi.

BDI thotë se komunës i duhet person që i zgjidh problemet që i ka komuna, e jo person që në vazhdimësi krijon probleme.

BDI: Për gjendjen kaotike në Çair fajtor është Izet Mexhiti appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version