minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
BDI: OBRM-PDUKM e detyroi VLEN-in ta përkrahë Ligjin për “branitellat” në Kuvend - Shqiperia.info

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thekson se “OBRM-PDUKM-ja e ka detyruar VLEN-in ta përkrahë ligjin për “branitellat” në Kuvend”.

Nga BDI thonë se “i gjithë opinioni publik ishte dëshmitar i dyfytyrësisë së humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorë të OBRM-PDUKM-së, me rastin e votimit të propozim ligjit për branitella në rendin e ditës në seancën e djeshme në Kuvend”.

“Deputetët humbës të Vlen në fillim deklaruan që janë kundër dhe do ta pengojnë miratimin e ligjit për branitella, e braktisën seancën, ndërsa pas telefonatës nga pronarët e tyre nga OBRM-PDUKM, u kthyen me bishtin e paluar dhe mundësuan kuorum për miratimin e rendit të ditës me gjithë Ligjin për branitella”.

“Ky veprim flet që Vlen janë peng të OBRM-PDUKM dhe po marrin në qafë shqiptarët me çdo veprim të tyre. Flamuri kombëtar, gjuha shqipe, ish ushtarët e UÇK, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, balanseri, u turpëruan para Kosovës dhe Shqipërisë dhe çdo të arritur kombëtare e cënuan për më pak se 100 ditë”, thonë nga BDI.

BDI: OBRM-PDUKM e detyroi VLEN-in ta përkrahë Ligjin për “branitellat” në Kuvend appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version