minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
BDI: Nga e hëna e ardhshme pritet rritje e ndjeshme e çmimeve, institucionet të veprojnë me kohë - Shqiperia.info

Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmëroi sot për një rritje të pritshme të çmimeve të derivateve të naftës, që sipas tyre mund të ndikojë edhe në çmimet e produkteve dhe shërbimeve.

Nga BDI thonë që institucionet të marrin masa për të mbrojtur qytetarët dhe bizneset, duke ofruar edhe gatishmërinë për të mbështetur vendime në Kuvend për zbatimin e masave emergjente.

“Qeveria vazhdon të jetë e shurdhër ndaj paralajmërimeve dhe të injorojë rreziqet që kërcënojnë standardin jetësor të qytetarëve, duke mos ndërmarrë masa për t’i mbrojtur ata nga goditjet e reja të çmimeve. Të gjitha parashikimet profesionale dhe lëvizjet në bursat ndërkombëtare të energjisë tregojnë se nga e hëna e ardhshme pritet një rritje e re dhe e ndjeshme e çmimeve të derivateve të naftës. Kjo rritje rrezikon të shkaktojë një valë të re të shtrenjtimit të produkteve dhe shërbimeve, duke rënduar edhe më tej barrën mbi familjet dhe bizneset”, thonë nga BDI.

Share.
Exit mobile version