“Ngjarjet e fundit tregojnë qartë një devijim alarmant të kursit shtetëror të Maqedonisë së Veriut drejt një projekti ideologjik që e largon vendin nga vlerat euroatlantike dhe e kthen në një zgjatim institucional të “Botës serbe”;, kështu reaguan sot përmes një komunikate për media nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Nga BDI thonë se “ndërkohë që Parlamenti Evropian në raportin e tij më të fundit shpreh shqetësimin për thellimin e ndikimit serb në strukturat shtetërore dhe diskursin publik të vendit, autoritetet në Shkup, me mbështetje të plotë shtetërore, organizojnë përkujtimin e 111-vjetorit të pushtimit serb të Maqedonisë në Shtip, duke e kthyer një ngjarje historike të dhunshme në një manifestim “festi” të përbashkët me Beogradin zyrtar”.
“Në të njëjtën kohë, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, z. Mejdani, i cili ndërhyri për të zgjidhur një çështje konkrete në një shkollë shqipe në fshatin Nerovë të Krushevës aty ku shteti dështoi u bë objekt i një sulmi verbal të ashpër nga përfaqësuesit shqiptarë të qeverisë, të cilët në vend që të japin llogari për paaftësinë e tyre, u hodhën në agresion të turpshëm ndaj atyre që e mbajnë gjallë përgjegjësinë institucionale për shqiptarët. Të gjitha këto janë pjesë të një narrative të qëllimshme: përjashtimi i shqiptarëve nga shteti, Kjo nuk është më politikë, është projekt. Një projekt që e sfidon Marrëveshjen e Ohrit, e minon bashkëjetesën, dhe e orientojnë vendin drejt një modeli shtetëror etnik, nën ndikimin serb.BDI kërkon reagim të menjëhershëm nga faktori ndërkombëtar dhe u bën thirrje qytetarëve që besojnë në një Maqedoni të barabartë dhe evropiane të mos qëndrojnë indiferentë”, thuhet në kumtesën e BDI-së.
BDI: Në Shtip u kremtua 111 vjetori i pushtimit serb të Maqedonisë, dëshmi që jemi larguar nga vlerat euroatlantike dhe afruar me “Botën serbe” appeared first on Telegrafi.