minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
BDI: Izeti në një vijë me Siljanovskën dhe OBRM-PDUKM-në, i kërcënohet Ali Ahmetit - Shqiperia.info

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, në një vijë me Gordana Siljanovskën e OBRM-PDUKM-së. Madje, të njëjtit kanë marrë rolin e “mashës” së Mickoskit kundër gjithçkaje që është shqiptare, thuhet në reagimin e BDI-së.

Lexo po ashtu
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Hiç më larg se sot, theksojnë nga atje, humbësi i zgjedhjeve të 24 prillit, Izeti dhe partnerët e tij, marrin guximin dhe kërcënojnë shqiptarët dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke tentuar të ndjellin frikë dhe pasiguri në prag të 8 majit, njëjtë sikurse po vepron Siljanovska dhe Mickoski.

“BDI dhe Fronti Europian shpreh shqetësimin për fjalorin e pistë të Izetit dhe opozitës shqiptare, ndërsa fton qytetarët të mos bien pre e agjendave të errëta dhe destabilizuese me qendër në Beograd dhe Moskë.

I bëjmë me dije Izetit dhe tellallëve të tij se Maqedonia e Veriut është tashmë anëtare e plotë e NATO-s dhe shumë shpejtë anëtare edhe e Bashkimit Evropian”, thonë nga BDI.

Nga atje shtojnë se rruga e trasuar dhe institucionet demokratike nuk mund të rrënohen me kërcënime policore, ndërsa këtë më së miri do ta kuptoni më 8 maj, kur Fronti Europian do të arrijë +20 deputetë./Telegrafi/

BDI: Izeti në një vijë me Siljanovskën dhe OBRM-PDUKM-në, i kërcënohet Ali Ahmetit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version