
BDI sot përmes një kumtese ka akuzuar qeverinë aktuale se po bënë diskriminim etnik në sport.
Nga atje thonë se kundërshtojnë përbërjen e re të Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë pothuajse tërësisht të përjashtuar nga strukturat drejtuese dhe vendimmarrëse.
“Nga gjithsej 117 anëtarë, vetëm 4 janë shqiptarë, një pasqyrë tronditëse e qasjes diskriminuese që është e papranueshme për një shtet multietnik dhe europian. Edhe më alarmante është mungesa e plotë e shqiptarëve në organet kyçe:
• Bordi Drejtues: 0 shqiptarë nga 11 anëtarë.
• Këshilli Olimpik: 0 shqiptarë nga 11 anëtarë.
• Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (SAS): 0 shqiptarë.
• Komisioni i Etikës: 0 shqiptarë.
• Komisioni i Sportistëve: vetëm 1 shqiptar nga 6 anëtarë.
• Komisioni i Marketingut: vetëm 1 shqiptar nga 6 anëtarë.
• Drejtoria Sportive: vetëm 1 shqiptar nga 5 anëtarë.
• Kuvendi i KOK: vetëm 1 shqiptar nga 25 anëtarë me të drejtë vote.
Në shumicën e komisioneve të tjera: juridike, disiplinë, përfaqësi gjinore, lojëra paraolimpike, shkencë dhe sport, antidoping, financa, e-sport, bord mbikëqyrës dhe komitet për diasporën, përfaqësimi shqiptar është zero”, thonë nga BDI.
Nga atje shtojnë se kjo nuk është vetëm neglizhencë, por pasqyrë e një mentaliteti përjashtues që bie ndesh me frymën e Marrëveshjes së Ohrit, me parimet e barazisë dhe me standardet e shteteve demokratike. Sporti duhet të bashkojë, jo të ndajë; të ndërtojë ura, jo barriera etnike./Telegrafi/
BDI: Edhe në sport diskriminimi dhe përjashtimi etnik me përmasa alarmante appeared first on Telegrafi.