Abil Baush është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” me të cilin kemi diskutuar për ekonominë e vendit, të rinjtë, si dhe tema tjera që lidhen me ekonominë në vend.
“Ekonomia në Maqedoni është komplekse, por është e thjeshtë për t’u zbërthyer, na duhet pak mund për ta sjellë atë në platformë që mund të krijojë vlerë shtuese për qytetarët. Nëse analizojmë parametrat ekonomikë prej pavarësisë, ekonominë e kemi pasur lineare, pra nuk ka pasur ngritje të shpejtë. Mbetet ajo e njëjta. Ndoshta 2-3 herë kemi pasur rritje ekonomike mbi 3 përqind, çdo herë ka qenë 3 përqind”, tha ai mes tjerash.
Ai theksoi se kjo rritje që bëhet në ekonominë e Maqedonisë, nuk duhet qeveri dhe politikë ekonomike, pasi sipas tij rritjen prej 3 përqind e bënë vet administrata.
I pyetur për investimet e huaja, ai tha se për të ardhur një investim i huaj i qëndrueshëm i duhet asaj kompanie të analizojë tregun e vendit për 3-5 pesë vite.
“Për të pasur investime të huaja, duhet të kemi parametra ekonomikë të mirë për 3 deri pesë vite, nuk duhet të kemi korrpusion, duhet të kemi funksionim të ligjit. Për të pasur investime të huaja duhet të bëjmë reforma të thella dhe të dhimbshme në vendin tonë”, tha ai, duke shtuar se ekonomisë së vendit nuk i duhen shumë investimet e huaja.
“Nuk na duhen investime të huaja nga kompanitë e mëdha, pasi nuk kemi resurse humane. Por, ne e kemi diasporën shumë ët fortë, përveç remitancave që i sjellin, ato mund t’i shfryëzojmë edhe për dituri dhe kapital. Kemi raste të mira të kompanive që bashkëpunojnë me ta. Nuk na duhen shumë investime të huaja, pasi i kemi njerëzit tonë që investojnë këtu”, tha ekonomisti Abil Baush.
Ndërsa i pyetur për masën e qeverisë, se do të jep 100 mijë euro për personat që investojnë nëpër fshatra, ai tha se duhet të përmirësohet infrastruktura.
“Nëse iu bëhet platformë e mirë për ndonjë start-up, infrastrukturë të mirë, mendoj se ata do të investojnë në fshatra edhe pa 100 mijë euro”, tha mes tjerash Baush./Telegrafi/
Baush: Rritja ekonomike që e ka Maqedonia e Veriut mund të bëhet edhe pa qeveri appeared first on Telegrafi.