
MPB Maqedoni njofton se dje 09.06.2025 në orën 17.10 në Tetovë, oficerët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë ndaluan personat I.R. (36), A.R. (37) dhe M.R. (61), të gjithë nga Tetova.
Siç njoftojnë nga MPB, gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe sekuestruan një pistoletë kalibri 9 mm, një karikator me 15 fishekë kalibri 9 mm, dy karikatorë të zbrazët, 100 fishekë kalibri 9 mm, disa pako me substancë pluhur të bardhë, tableta, një telefon celular dhe sende të tjera të dyshuara se kanë origjinë nga një vepër penale.
“Personat u ndaluan në një stacion policor dhe prokurori publik u njoftua për ngjarjen, dhe pas dokumentimit të plotë të saj, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.
Bastisje në Tetovë, ndalohen tre persona – policia konfiskon drogë dhe armë appeared first on Telegrafi.