MPB Maqedoni njofton se dje (19.05.2025) në orën 19.55 në fshatin Lavci, rajoni i Manastirit, oficerët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Manastirit arrestuan M.K. (33), D.P. (38) dhe D.M. (36), të gjithë nga Manastiri.
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e M.K. (33) në fshatin Lavci, i kryer me urdhër gjykate, u takuan D.P. dhe D.M, ndërsa u gjetën dhe sekuestruan një peshore dixhitale me mbetje marihuane, fara bime kanabisi, 41 kavanoza qelqi me material kërpudhor të mbirë, kavanoza, shishe dhe shiringa të mbushura me lëng, vazo të improvizuara me bimë kanabisi dhe sende të tjera të dyshuara se burojnë nga një krim”.
“Pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj personave do të ngrihen aktakuza përkatëse”, thonë nga MPB Maqedoni.
Bastisje në Manastir, ndalohen tre persona për posedim të lëndëve narkotike appeared first on Telegrafi.