MPB Maqedoni njofton se dje (02.06.2026), në orën 18:50 në Kumanovë, nëpunësit policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria A.M. (19) nga Kumanova.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe thërrmuese”.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Share.
Exit mobile version