MPB Maqedoni njofton se dje (03.06.2025) në orën 16.05 në Koçan, zyrtarët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Koçan arrestuan A.G. (28) nga Koçani.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Koçan, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe sende me gjurmë të një substance pluhuri të bardhë.

“Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

Bastisje në Koçan, ndalohet një person për shkak të posedimit të lëndëve narkotike appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version