MPB njofton se policia ka kryer bastisje në një shtëpi në Gostivar, me çka kanë ndaluar një person.

“Më 01.06.2026 në orën 17:00, oficerët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e privuan nga liria T.D. (50) nga Gostivari. Më parë, me urdhër gjykate, u krye një kontroll në shtëpinë e tij në lidhje me veprat penale nga nenet 237, 396 dhe 215 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit, në njërën nga dhomat u gjetën veshje që lidhen me veprën penale “grabitje” (neni 237), ndërsa në ballkon u gjet një vazo me dy kërcej të bimës së kanabisit.

Sendet e gjetura u konfiskuan, ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version