Policia Financiare, në koordinim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka zhvilluar bastisje në shtëpi, objekte afariste dhe lokacione të tjera në disa pjesë të vendit.
Aksioni po realizohet me urdhër të gjykatës dhe në kuadër të një parahetimi për krim financiar dhe korrupsion.
Sipas Policisë Financiare, ekzistojnë dyshime se zyrtarë dhe persona të tjerë kanë keqpërdorur pozitën, ndikimin dhe reputacionin e tyre për të siguruar përfitime të paligjshme pasurore me vlerë të konsiderueshme.
Në kuadër të operacionit, disa persona janë privuar nga liria, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Jozyrtarisht, disa media online kanë raportuar se në mesin e të ndaluarve është edhe ish-drejtori i Drejtorisë së Doganave, Stefan Bogoev, në shtëpinë e të cilit është kryer bastisje.
Të pyetur për këtë, nga prokuroria vetëm konfirmuan se po zhvillon një aksion për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprave penale me natyrë korruptive. Shtuan se nuk mund të jepen më shumë detaje pasi aksioni është në zhvillim e sipër.

