minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Bashkia e Shkupit: OBRM-PDUKM dhe këshilltarët e saj refuzuan të votojnë për blerjen e autobusëve të rinj - Shqiperia.info

“Seanca e sotme e Këshillit të Qytetit të Shkupit është vetëm një konfirmim se OBRM-PDUKM dhe këshilltarët e tyre nuk kanë ndërmend të rregullojnë kaosin në komunikacionin publik. Përkundrazi, sot vërtetohet sërish se në fakt ata janë krijuesit e kaosit. Këshilltarët e OBRM-PDUKM-së sërish për të 26-tën herë refuzuan të votojnë blerjen e autobusëve të rinj”, thonë në një reagim nga Bashkia e Shkupit.

Nga atje thonë se OBRM-PDUKM përsëri e ka bllokuar projektin BRT, me të cilin Shkupi do të merrte 60 autobusë të rinj në kuadër të transportit të shpejtë me autobus.

“Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, këshilltarët e OBRM-PDUKM-së refuzuan të fusin në rend dite pikën me kërkesë të transportuesve privatë, me të cilën kërkojnë rritje të kompensimit për transportin publik, e gjitha kjo me qëllim të thellimit të krizës dhe rritjen e kaosit. Prandaj, apelojmë deri te qytetarët që herën tjetër që të kenë mundësi të japin votën e tyre në zgjedhjet lokale për zgjedhjen e Këshillit të Qytetit të Shkupit, të mos u besojnë premtimeve të OBRM-PDUKM-së”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Shkupit.

Bashkia e Shkupit: OBRM-PDUKM dhe këshilltarët e saj refuzuan të votojnë për blerjen e autobusëve të rinj appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version