
Futbollisti shkupjan Enis Bardhi vazhdon të lërë gjurmë në Superligën turke. Mesfushori i Konyasporit shënoi golin e dytë personal me fanellën e klubit turk, duke gjetur rrjetën në minutën e 51-të të ndeshjes ndaj Alanyasporit, njofton Telegrafi.
Megjithatë, goli i Bardhit nuk mjaftoi për t’i sjellë pikë ekipit të tij, pasi miqtë përmbysën rezultatin dhe fituan 1-2. Ky ishte goli i dytë i sezonit për reprezentuesin shqiptar, i cili është anëtar i rregullt dhe kapiten i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, duke u shfaqur si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Konyasporit në këtë fillimkampionat.
Pas katër javëve të para, Konyaspor renditet në pozitën e pestë të tabelës me 7 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/