Ndërmarrja Publike Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup njoftoi sot se është regjistruar një rritje enorme e konsumit të ujit, veçanërisht në orët e pasdites. Sipas të dhënave nga sistemi për monitorimin dhe matjen e konsumit ditor, më 23 qershor janë konsumuar 356.000 metra kub ujë, që do të thotë se konsumi mesatar ka qenë rreth 700 litra për frymë.
Kompania u bën thirrje qytetarëve të qytetit të Shkupit që ta përdorin ujin në mënyrë të përgjegjshme dhe racionale. Në veçanti, të shmangin shpërdorimin e panevojshëm të ujit për ujitje të gjelbërimit, kopshteve dhe fushave, për larjen e makinave, për mbushjen e pishinave.
NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup u bën thirrje qytetarëve që vërejnë lidhje të paligjshme në rrjet t’i raportojnë ato në numrin e telefonit 02 3073 010, në adresën e email-it kontakt@vodovod-skopje.com.mk, ose nëpërmjet faqes së internetit www.vodovod-skopje.com.mk. Ata paralajmërojnë se lidhjet e paligjshme shkaktojnë dëme të drejtpërdrejta në sistemin e furnizimit me ujë dhe cilësinë e furnizimit me ujë për të gjithë përdoruesit në qytetin e Shkupit./Telegrafi/
Banorët e Shkupit e shpërdorojnë jashtëzakonisht ujin, një apel për të mos mbushur pishinat dhe për të mos ujitur kopshtet appeared first on Telegrafi.