minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Banorët e Banjicës bllokojnë rrugën për ndërtimin e korridorit 8, nuk pajtohen me mënyrën e shpronësimit - Shqiperia.info

Banorët e fshatit Banjicë e Poshtme dhe e Epërme kanë bllokuar sot në mëngjes rrugën rajonale që kalon nëpër fshatrat e tyre dhe nuk kanë munguar as punonjësit e kompanisë “Bechtel dhe Enka” të cilët punojnë në trasenë e Korridorit 8. Bllokada e rrugës është një shenjë revolte nga mënyra se si e zbaton shpronësimin.

Bllokimi, siç thanë ata, vjen nga qëndrimi injorant i autoriteteve dhe institucioneve të tjera në adresimin e kërkesave të tyre. Pjesëmarrësit e protestës theksuan se askush nuk i mbrojti dhe nuk u interesua për interesat e tyre gjatë procesit të shpronësimit. Banorët Banjicës janë ankuar se për tokën që po konfiskohet marrin kompensim joadekuat prej dhjetë euro për metër katror.

Përfaqësuesi i pjesëmarrësve në bllokadë, Abdulaqim Asipi, tha se nuk kanë marrë përgjigje për kërkesat që i kanë dërguar autoriteteve dhe as nuk janë thirrur për bisedë.

Ai sqaroi se një pjesë e tokës nuk blihet për nevojat e rrugës, por për ndërtimin e kampeve për punonjësit, të cilat shteti do t’i shesë më vonë për ndërtimin e pikave të karburantit dhe objekteve të tjera tregtare./Telegrafi/

Banorët e Banjicës bllokojnë rrugën për ndërtimin e korridorit 8, nuk pajtohen me mënyrën e shpronësimit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version