Pasi që ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska dje kumtoi se nga Buxheti qendror është bërë pagesa e tretë e kredisë hungareze destinuar për kompanitë, sot Banka zhvillimore informoi se mjetet tashmë janë paguar.

Mjetet në vlerë prej 41,3 milionë euro janë të destinuara për 175 projekte të miratuara të kompanive vendase. Me këto mjete mbështeten nëntë kompani mikro, 91 të vogla, 57 të mesme dhe 18 kompani të mëdha në vend.

“Pjesa më e madhe e mjeteve në këtë pagesë janë të destinuara për financim të 91 projekteve të kompanive të vogla dhe 19,5 milionë euro për investime në pajisje. Sipas strukturës së veprimtarisë, nga kjo pagesë një pjesë më e madhe e mjeteve janë paguar për mbështetje të kompanive të cilat kanë veprimtari para së gjithash nga fusha e prodhimtarisë, në vlerë prej 13,6 milionë euro. Struktura sipas llojit të investimit nga kjo pagesë është si më poshtë: 45 për qind në ndërtim, 47 për qind në pajisje, 2 për qind në burime të rinovueshme të energjisë dhe 6 për qind investime në mjete transporti”, informojnë nga Banka zhvillimore.

Me këtë pagesë, janë paguar gjithsej 125.8 milionë euro bankave komerciale, gjegjësisht gjysma e 250 milionë eurove të planifikuara të destinuara për të mbështetur ekonominë përmes linjës kreditore për investim dhe zhvillim, me çka janë financuar 470 projekte të kompanive vendase.

Sipas ministres së Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska mjetet që do të injektohen në ekonomi janë një kontribut i rëndësishëm në rritjen ekonomike dhe do të jenë një katalizator drejt arritjes së parashikimit prej 3,7 për qind.

Banka Zhvillimore: Bëhet pagesa e tretë e kredisë hungareze për kompanitë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version