Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se më 26, 27 dhe 28.02.2026 (e enjte, e premte dhe e shtunë), Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do të merren masa të veçanta në komunikacion.
“Për shkak të vizitës, Njësia e sigurisë së trafikut rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë trafiku në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit”.
“SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e dhëna nga oficerët e uniformuar të policisë, me qëllim që të sigurohet rrjedhë e qetë dhe e sigurt e trafikut”.

