Një baba së bashku me djalin e tij kanë vjedhur energji elektrike për muaj të tërë pasi kanë anashkaluar një matës në mënyrë që ai të mos matë konsumin, njoftoi Ministria e Brendshme.

Ata kanë prerë kabllon e furnizimit dhe kanë bërë kyçje ilegale.

“SPB e Strugës ngriti kallëzim penal kundër C.I. (83) dhe F.I. (45), të dy nga fshati Koroshishtë i Strugës, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje e energjisë elektrike”. Gjatë këtij viti, të pandehurit në mënyrë të paautorizuar kanë prerë kabllon e furnizimit që të çon në matësin e energjisë elektrike dhe kanë lidhur në mënyrë të paligjshme telat e bakrit që e lidhin matësin e energjisë elektrike, duke e bërë të pamundur matjen e energjisë elektrike të konsumuar. Kështu, të pandehurit i kanë shkaktuar dëm prej 1.377.911 denarësh EVN Macedonia, degë e KE Struga”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share.
Exit mobile version