Azir Aliu njoftoi se në vazhdën e shkrirjes së VLEN në një parti politike, kanë vendosur që përfaqësues i ASH-së në pjesën e kuadrove të jetë Latif Arifi. Aliu nuk u përgjigj se cilat janë raportet me Arben Fetain, por shtoi se legjitimiteti i grupit të tij janë deputetët.
Ai tha se punojnë që një ose dy deputetë të ASH-së që janë në grupe tjera, të jenë pjesë e ASH-së e cila do të bashkohet me VLEN-in.
“ASH vendosi që zëri politik në VLEN nga kjo parti të jetë i përfaqësuar nga deputetët tanë, Mimozën dhe Ilirin, ndërsa në koordinim me kadrovikun në VLEN, përfaqësues i ASH-së të jetë Latif Arifi. Ky ndryshim ka ndodhur për shkak të ndryshimeve që ndodhën në vazhdën e bashkimit të VLEN-it, por edhe për shkak të seriozitetit të situatës dhe definimit të hapave politik në të ardhmen”.
“ASH si çdo parti, pesha e të cilëve matet me numrin e deputetëve. Këtë periudhë kemi punuar që numri i deputetëve të ASH-së të jemi bashkë. Punojmë që së shpejti edhe një deri dy deputetë të jenë në strukturën e ASH-së si pjesë e VLEN-it”, tha mes tjerash Aliu./Telegrafi/

