Pas katër vitesh në detyrën e Avokatit të Popullit, Naser Ziberi doli në pension. Siç tha për TV21, mandati i tij në këtë pozitë u karakterizua nga angazhimi i vazhdueshëm për forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe garantimin e një administrate më transparente dhe më të përgjegjshme. Ndonëse u ankua se bashkëpunimi me institucionet e rendit dhe të drejtësisë, nuk ka qenë në nivel, ai përsëri thotë se është i kënaqur nga arritjet.

“Sikur kuvendi të kishte qenë më responsibël në kërkesat e Avokatit të popullit, sikur qeveria të kishte qenë më e përgjegjshme për kërkesat e Avokatit të popullit dhe të bënin një monitorim më serioz. Kuvendi nuk arriti së pari të ndryshoj ligjin për Avokatin e popullit me të cilin do të rregullohej edhe çështja e mandatit të Avokatit të popullit, nuk i ka aprovu masat për zbatimin e rekomandimeve që burojnë nga raporti vjetor i Avokatit të popullit, nuk ka arrit që të bëj zgjedhjen e shtatë zëvendësve të Avokatit të popullit e kështu me radhë”, tha Naser Ziberi, ish avokat i popullit.

Aktualisht Maqedonia e Veriut është pa Avokat të Popullit aktiv.

“Do të thotë tre muaj më herët para skadimit të mandatit tim, kuvendi është dashur të shpall konkursin, me qëllim që të mos paraqitet zbrazëtirë në kreun e institucionit Avokat i popullit. Ata para pak ditësh e kanë bërë shpalljen e konkursit, është paraqit një zbrazëtirë dhe institucioni nuk ka Avokat të popullit, janë bllokuar të gjitha aktivitetet në institucion, një mori projektesh me faktorët ndërkombëtarë”, tha Ziberi.

Nga kuvendi njoftuan se është nënshkruar vendimi për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e avokatit të ri. Udhëheqësi i ri do të duhet të zgjidhet me bandenter.

Avokati i popullit Naser Ziberi në pension, Kuvendi ende nuk ka caktuar pasardhësin appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version