Gjoba në vlerë prej 8 350 euro në kundërvlerë të denarit, shqiptuan shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për 14 mishtore për parregullsi të konfirmuara në punë, në kuadër të 73 kontrolleve të jashtëzakonshme inspektuese.

Mbikëqyrjet, siç informon AUV, ishin realizuar më 30 prill të këtij viti në gjithë territorin e shtetit, ndërsa si i pasigurt është shkatërruar 323 kilogramë ushqim.

“Me kontrollet e zbatuara në mishtore janë dhënë 23 vendime për të eliminuar mospërputhjet e identifikuara. Tre operatorë vunë në treg ushqim të pasigurt, shtatë prej tyre kishin mangësi të identifikuara në drejtim të zbatimit të rregullave të praktikës së mirë të prodhimit dhe higjienës, ndërsa katër mishtore nuk kryen inspektime sanitare të detyrueshme të punonjësve”, bën të ditur AUV.

Parregullsi në kuptim të shënimit të produkteve janë konfirmuar në tre mishtore, ndërsa te po aq mishtore është konfirmuar edhe se nuk ishin regjistruar si operatorë me ushqim në AUV.

AUV: Gjoba prej 8 350 euro për 14 mishtore, disa kishin lëshuar në qarkullim ushqim të pasigurt appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version