Nuk është vetëm Maqedonia e Veriut e cila e humbi shansin për të qenë ndër institucionet më të mira arsimore, njëjtë janë edhe Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe Mali i Zi
Shkup, 9 qershor – Në listën e Qendrës për Renditjen Botërore të Universiteteve, ku të parët janë Harvard, MIT dhe Stanford, të shoqëruar nga Universiteti Kembrixhit dhe Oxford, deri vitin e kaluar ishte edhe Universiteti I Shkupit (në vendin e 1990), ndërsa këtë vit – asnjë universitet nga Maqedonia e Veriut nuk renditet në listën prej 2000 universiteteve me të mira në botë, shkruan gazeta KOHA. Në listë nuk janë as Universiteti i Tetovës dhe as Universiteti i Evropës Juglindore. Elementet kryesore për renditjen e universiteteve janë cilësia e arsimit (25%), punësimi i të diplomuarve, cilësia e stafit mësimdhënës, performanca kërkimore, punimet shkencore, botimet me cilësi të lartë, ndikimi dhe citimet.
Sipas CWUR, organizatës konsulente që publikon renditjen globale të universiteteve për vitin 2012, dhjetë vendet e para përfshijnë institucione arsimore nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar. Por, nuk është vetëm Maqedonia e Veriut e cila e humbi shansin për të qenë ndër institucionet më të mira arsimore, njëjtë janë edhe Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe Mali i Zi.
Universiteti i Beogradit pozicionohet në vendin e 387-të në tabelë. Uebfaqja e CëUR-së deklaron se Universiteti i Beogradit është ndër 1.9% të institucioneve të arsimit të lartë të renditura më mirë në botë. Në listë janë gjithashtu edhe tre universitete tjera nga Serbia që renditen në 2000 vendet e para. Këto janë Universiteti i Nju Jorkut në pozicionin e 1121-të, Universiteti i Kragujevcit në vendin e 156-të dhe Universiteti i Nishit në vendin e 1812-të. Në dhjetë vendet u para gjithashtu u renditen edhe dy universitete sllovene – Universiteti i Lubjanës (440) dhe Universiteti i Mariborit (1220), dhe tre universitete kroate – Zagrebi (516), Spliti (928) dhe Rijeka (1,629). Greqia, me 11 universitete, u rendit në listë nga vendi i 287-të në 1918. (koha.mk)
Asnjë universitet nga Maqedonia e Veriut në listën e 2000 universiteteve më të mira në botë appeared first on Telegrafi.