Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, akuzon koalicionin VLEN se nuk ka përmbushur premtimet e dhëna para qytetarëve.

Nga ASh thonë se në zgjedhjet e vitit 2024, VLEN u paraqit para qytetarëve me një listë premtimesh madhore për infrastrukturën kombëtare, por sot, në përfundim të pjesës së parë të mandatit qeverisës – shqiptarët ballafaqohen me zero realizim.

“Çfarë premtoi VLEN për infrastrukturën rrugore?

Ndërtimin e rrugës Tetovë–Prizren brenda dy viteve.

Rregullimin e rrugës dhe hapjen e kalimit kufitar Llojan (Likovë) – Miratoc (Preshevë).

Ndërtimin e rrugës Dibër–Peshkopi.

Krijimin e një Porti të Thatë në Strugë.

Rrjet hekurudhor modern Shkup–Prishtinë dhe Shkup–Strugë–Durrës.

Rrugë të digjitalizuara, me rrjet fibra optike.

Modernizim të pikëkalimeve kufitare dhe dokumentacion specifik për zonat kufitare, sipas modelit të Euroregjioneve.

Asgjë nga këto nuk është realizuar. VLEN sot mundohet të mbulojë dështimin e vet duke u lavdëruar me projekte të OBRM-PDUKM-së, duke dëshmuar se nuk ka as fuqi, as vizion, e mbi të gjitha nuk ka më besimin e shqiptarëve për të qeverisur”, akuzojnë nga ASh.

Duke parë se programi po dështon të realizohet dhe duke insistuar në afate kohore konkrete, Aleanca për Shqiptarët braktisi qeverinë dhe këtë koalicion hibrid dhe pa interes për t’u vënë në shërbim të qytetarit./Telegrafi/

ASh: VLEN dështoi në realizimin e programit, premtimet për zgjedhjet lokale, mashtrim i radhës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version