Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit përmes një komunikate për media ka kritikuar qasjen e disa politikanëve ndaj liderit të ASH-së, e që sipas tyre ky veprim ndodh shkaku i frikës nga zgjedhjet e tetorit.

“Njërin s’e zë gjumi — sulmon kryetarin Arben Taravari natën vonë. Tjetri e sheh në ëndërr — çohet herët në mëngjes dhe sulmon kryetarin Arben Taravari. E kuptojmë mllefin dhe presionin nga detyra që kanë marrë me çmimin e të qenit në pushtet. Detyra e tyre është ta sulmojnë sa më shumë kryetarin e vet, sepse i qortojnë “shefat” që u japin njerëz dhe zyra hua nëpër “takime me strukturat”, thuhet në kumtesë.

Nga ASH Taravari pyesin se sa komuna do te marrin vazalët.

“Na tregoni sa komuna do të merni ju, vazal të vazalëve?!

Shihemi në Tetor që është shumë Afër!”, thuhet në komunikatën e ASH-së.

ASH-Taravari: Nga mllefi po sulmohet Arben Taravari, shihemi në tetor appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version