minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
ASH- Sela Vrapçisht: Qëndrimi i Isen Shabanit që të kandidojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet lokale është personal, jo i partisë - Shqiperia.info

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Vrapçisht nëpërmjet një postimi ka informuar opinionin se qëndrimi i kryetarit të komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani për kandidaturë të pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale është qëndrim personal i tij dhe jo i strukturave të Aleancës në degën e Vrapçishtit.

“Dega e Aleancës për Shqiptarët në Vrapcisht qëndron pas çdo vendimi në fuqi që ka marë Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët. Sa i përket zgjedhjeve lokale që vijnë dega e Aleancës për Shqiptarët në Vrpaçisht do të jetë në koordinim të plotë me organet qendrore të partisë”, ka njoftuar Zulhajrat Demiri, kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët – Vrapçisht.

Kujtojmë se Isen Shabani është nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët të drejtuar nga Ziadin Sela.

Ai ditë më parë tha se do të kandidohet si kandidat i pavarur për Vrapçishtin, mirëpo nuk dha detaje shtesë për vazhdimësinë e pozitës së tij në ASH.

ASH- Sela Vrapçisht: Qëndrimi i Isen Shabanit që të kandidojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet lokale është personal, jo i partisë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version