Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka reaguar sot pasi Ministria për Arsim dhe Shkencë ka shpallur një thirrje për bursa që favorizon vetëm studentët e katedrës së Gjuhës Maqedonase .
“Në një njoftim lëshuar në të gjitha universitetet publike dhe private, madje edhe në Universitetin e Tetovës, MASH njofton de do të ndajë 15 bursa për studentë që do të regjistrohen në vitin e parë në katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë maqedonase. Bursa të tilla nuk janë parapa për Gjuhën Shqipe, dhe për këtë nuk është dhënë asnjë sqarim”, thuhet në reagim.
Aleanca për Shqiptarët, e drejtuar nga Ziadin Sela, e vlerëson si diskriminues dhe racist këtë vendim dhe kërkojmë tërheqjen dhe korigjimin e të njëjtit.
“Nëse MASH duhet të mbështet studimet e gjuhëve, kjo duhet të vlejë për të gjitha gjuhët dhe etnitë dhe jo ekskluzivisht vetëm për gjuhën maqedonase. Ky njoftim dëshmon edhe një herë qasjen e Qeverisë kundër Gjuhës Shqipe që ka filluar shumë më herët me tendencat për ndalimin e përdorimit të Gjuhës Shqipe si dhe me vetë iniciativën e Gjykatës Kushtetuese për abrogimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”, reaguan nga ASH-Sela.

