Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka reaguar ndaj pretendimeve të OBRM-PDUKM-së, pas daljes së tyre nga Qeveria.

“Kemi ndjekur me vëmendje “pretendimet” e OBRM-PDUKM-së ndaj partisë tonë dhe kryetarit të saj. Është e pritshme që në këto ditë të rënda të kësaj Qeverie në hall, në mungesë të plotë të argumenteve politike, të ketë shpifje të llojit më absurd”.

“Ne jemi qetësisht të përqëndruar në punën tonë drejt Fitores së Tetorit dhe nuk duam të rëndojmë me asnjë fyerje apo pseudo-akuzë OBRM-PDUKM-në e cila ka mjaftueshëm halle aktualisht. Vetëm fakti që dolëm nga Qeveria me vullnetin tonë flet qartë se sa pak të korruptueshëm jemi dhe ndoshta kjo është e pakonceptueshme për disa parti që janë në pushtet”.

Lexo po ashtu
OBRM-PDUKM: Mickoski autorizohet të propozojë zgjidhje të reja kadrovike, largimi i Taravarit nënkupton rrëzimin e një tjetër maske të koalicionit të krimit

“Aleanca për Shqiptarët është në rrugën e duhur dhe në ditët e saj më të mira!”, thonë nga ASH.

Ndryshe, nga OBRM-PDUKM mbrëmë mbajtën takim të kryesisë, ndërsa theksuan se “largimi i Taravarit u vlerësua si edhe një dëshmi tjetër se grupi i mbrojtësve të krimit dhe korrupsionit po shtohet me anëtarë të rinj”./Telegrafi/

ASH i përgjigjet OBRM-PDUKM-së: Është e pritshme që në këto ditë të rënda të kësaj Qeverie në hall, të ketë shpifje të llojit më absurd appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version