minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Artistët do të rikthehen në Ansambël, Lutkov: Drejtori i ri do të nënshkruajë për së dyti konkurs - Shqiperia.info

Muajin e ardhshëm do të hapet konkurs dhe do të rikthehen në punë 33 të punësuarit në Ansamblin shtetëror të këngëve dhe valleve popullore, paralajmëron ministri i Kulturës Zoran Lutkov. Qeveria dje e shkarkoi drejtorin e Ansamblit Shkodran Tolajn.

Për momentin ushtrues detyre Drejtor në Ansambël është Ardian Ismaili. Duke folur për parregullsitë në këtë institucion, ministri Lutkov tha se drejtori i ri do të ndërmerr aktivitete të mëtejshme në bazë të përfundimeve të inspektoratit.

“Drejtori i ri do të nënshkruajë për së dyti konkurs për punësime të reja për ato 33, tani shpresoj që periudhën e ardhshme rreth 1 muaj ata njerëz do të jenë përsëri të punësuar, ndërsa më vonë do t’i vendosim edhe në ligjin për kulturën që do t’i përfshijë edhe 166 që u ka kaluar mandati i përvojës së punës njëjtë në këtë mënyrë dhe do të fitojnë punësim të përhershëm këtë vit”, tha Lutkov.

 

Artistët do të rikthehen në Ansambël, Lutkov: Drejtori i ri do të nënshkruajë për së dyti konkurs appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version