Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është përgjigjur pozitivisht ftesës së Prokurorisë Publike për dorëzimin e dëshmive në bazë të të cilave ajo e akuzon Visar Ganiun për ndërtimet pa leje në Komunën e Çairit.
Arsovska tha se në Prokurori dorëzoi dokumente për një lëndë, kurse të tjerat, 150 lëndë pritet t’i dorëzojë në fillim të javës tjetër.
Arsovska njoftoi se Visar Ganiu është personi që një herë ka dorëzuar dokument në Agjencinë e Kadastrës dhe brenda 24 orëve pas denoncimit të saj, po Visar Ganiu ka kërkuar dhe Kadastra i ka mundësuar që lënda në fjalë të fshihet.
“Pa kaluar 24 orë një lëndë si kjo për të cilën e dijnë të gjithë qytetarët dhe flitet për të dhe për të cilin jemi të bindur dhe kemi fakte se është regjistruar si falsifikat dhe përbën padi penale, kadastra e ka fshirë. Fletëpronësia e cila ishte legalizuar dhe regjistruar duke shkelur ligjin më nuk ekziston në agjencinë e kadastrës, fatmirësisht ne i kemi dokumentet. Do të më ndihmojnë në atë moment kur Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu së bashku me Ejupin të jenë në burg. Kur t’i sigurojnë dëshmitë kurse unë do tua dorëzojë të gjitha dëshmitë për të gjitha lëndët, sepse ata këtë e bëjnë në kundërshtim me ligjin dhe shumë mirë e dijnë dhe janë të informuar se e bëjnë kundërligjshëm. Për këtë janë edhe të informuar”, tha Arsovska.
Kryetarja e Shkupit, nuk pret që Prokuroria Publike të veprojë edhe pse dorëzoi prova.
Arsovska dorëzoi dëshmi në Prokurori, akuzon Visar Ganiun për ndërtimet pa leje në Çair appeared first on Telegrafi.