Një femër kosovare, zëvendës kryetare e komunës së Leposaviqit, është arrestuar nën dyshimin për sulm fizik ndaj një gruaje tjetër kosovare brenda objektit të komunës.

Viktima kishte kërkuar një vendim lidhur me largimin e saj nga puna.

Pas intervistimit nga organet e hetuesisë dhe me vendim të prokurorit, të dyja palët janë liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share.
Exit mobile version