minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Arrestohet një person nga Stuga, ka sulmuar infermieren - Shqiperia.info

Një 52-vjeçar nga Veleshta është burgosur pasi dyshohet se ka sulmuar një infermiere në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës.

“Më 29 shkurt, i dyshuari ka sulmuar fizikisht një infermiere në Repartin e Kirurgjisë në ISHP Spitali i Përgjithshëm Strugë, e cila i ka kërkuar që ta fikë cigaren. Ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka ofenduar, e më pas e ka goditur me shkelma në bark, pas së cilës është larguar me vrap”, shkruhet në njoftom.

Ai u gjet dhe u burgos të nesërmen. Duke pasur parasysh se kjo sjellje e të dyshuarit vërteton rrezikun që ai të ikë sërish për të shmangur ndjekjen penale, dhe për shkak të rrezikut që ai ta përsërisë veprën dhe ta sulmojë infermieren, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për përcaktimin e masën e paraburgimit. /Telegrafi/

Arrestohet një person nga Stuga, ka sulmuar infermieren appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version