minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Arrestohet një i ri nga Llaskarca, transportonte dru pa dokumentacion - Shqiperia.info

Një i ri nga Llaskarca është arrestuar pak para mesnate, pasi sipas policisë, ai po transportonte dru për zjarr, pa dokumentacion përkatës.

Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të njëjtit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

“Me datë 19.01.2024, në ora 23:00, në rajonin e fshatin Llaskarcë të Shkupit, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë në Saraj kanë ndaluar B.A.(19) nga fshati Llaskarcë. Ai është kapur duke transportuar dru zjarri pa dokumentacion në automjetin e pasagjerëve “Ford Escort” me targa të Shkupit. Vetura dhe drutë janë konfiskuar, ndërsa personi është ndaluar në Departamentin e Policisë në Saraj”, thonë nga MPB.

Arrestohet një i ri nga Llaskarca, transportonte dru pa dokumentacion appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version