Më datë 06.03.2026 në orën 22:20, në rrugën Tetovë-Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 17-vjeçar nga fshati Sedllarcë e Epërme i Tetovës.

Gjatë kontrollit në komunikacion, policia ka ndaluar një automjet pasagjerësh “Opel” me targa të Tetovës.

Pas masave të ndërmarra, u konstatua se drejtuesi ishte i mitur dhe po e drejtonte automjetin pa dhënë provimin për patentë shoferi.

Me urdhër të prokurorit publik, personi është arrestuar, ndërsa automjeti është konfiskuar.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.

Share.
Exit mobile version