minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Arrestohen katër persona të përfshirë në plagosjen e mbrëmshme në Spitalin e Tetovës - Shqiperia.info

Policia e Tetovës informon se dje në mbrëmje (11-janar) në ora 23:10 në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria katër persona, të përfshirë në incidentin e mbrëmshëm në oborrin e spitalit, ku mbetën të plagosur dy persona.

“Dje në mbrëmje (11-janar) në ora 23:10 në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat R.T. (35) dhe M.T.(44) nga Tetova, ndërsa më herët edhe 55-vjeçaren Sh. E. dhe personin N.M.(39) nga Tetova për shkak të dyshimit për përfshirje në të shtënat e djeshme (11 janar) me armë zjarri para Qendrës Emergjente të Spitalit Klinik të Tetovës, e cila ka ndodhur rreth orës 18:05, ku lëndime të rënda trupore (plagë me armë zjarri) kanë pësuar dy persona A.M.(41) dhe Z.M.(36) nga fshati Gajre e Tetovës”.

Lexo po ashtu
Mjeku Vuçeski flet për gjendjen shëndetësore të të plagosurve në Tetovë

“Po merren masa për gjetjen e një personi tjetër. Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë kanë kryer këqyrje të plotë në vendin e ngjarjes dhe punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj personave të përfshirë në këtë rast do të vijojnë kallëzime përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tetovës.

Ndryshe, personat e plagosur janë dërguar në Klinikat e Shkupit, ndërsa sot ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, tha se kjo ngjarje nuk ndërlidhet aspak me Spitalin e Tetovës./Telegrafi/

Arrestohen katër persona të përfshirë në plagosjen e mbrëmshme në Spitalin e Tetovës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version